Lajme

Shahini: Po shqyrtojmë mënyrat për të unifikuar platformat mësimore

Besa Shahini, Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka deklaruar se po shqyrtohet mënyra më e mirë për të unifikuar platformat mësimore që përdoren nga nxënësit dhe mësuesit.

“Pra, t’i nxisim drejtorët e shkollave që të punojnë me të gjithë mësuesit dhe t’i orientojnë ata drejt një platforme të vetme, në mënyrë që një nxënës në klasë të shtatë, i cili punon me disa mësues të lëndëve të ndryshme, mos të ketë nevojë të kalojë nga një platformë tek tjetra, por të punojë me një platformë të vetme”, sqaron ajo duke theksuar se kjo nuk nënkupton që do të përjashtohet puna përmes rrjeteve sociale.

Ministrja  gjithashtu ka shpjeguar se provimet e maturës kombëtare do të mbahen dhe nëse do të detyrohemi të jemi në izolim deri sa të vijë koha e provimeve, do të ketë një vendim tjetër.

“Ne thjesht do të sigurohemi që temat të cilat nuk jemi të sigurt se janë zhvilluar aq sa duhet në kushte shtëpie të mos jenë të vendosura në formë pyetjesh në testin kombëtar,” sqaron ministrja Shahini.

Më tej Ministrja theksoi se maturantët duhet të mësojnë, duhet të thellojnë njohuritë e tyre, duke ushtruat pyetjet që gjenden në provimet e publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/252542915784978/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë