Lajme

Shahini: Mësimin mund ta rifillojmë më 23 mars

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u është përgjigjur pyetjeve lidhur me situatën e shkollave pas vendimit për t’i mbyllur nga përhapja e koronavirusit.

Nëpërmjet një komunikimi live në “Facebook”, Shahini deklaroi se planet janë që mësimi të rifillojë më 23 mars.

Sipas saj mbyllja e shkollave për dy javë ishte e nevojshme, por edhe e mjaftueshme.

“Planet tona janë që mësimin ta rifillojmë me datë 23 mars. Task forca për Koronavirusin ka paraparë që mbyllja e shkollave në një afat dy javor deri më 23 mars është e nevojshme, por edhe e mjaftueshme. Në qoftë se kjo ndryshon, do t’ju njoftojmë me kohë”, u shpreh ministrja.

Ministrja informoi gjithashtu se shkollat po dezinfektohen dhe javës tjetër mund të përfundojë ky proces.

“Disa janë dezinfektuar këtë javë dhe disa do të dezinfektohen javën tjetër. U kemi çuar një letër të gjitha bashkive që t’i rikujtojmë që të bëjnë dezinfektimin e shkollave para 23 marsit, para se të fillojë mësimi”, tha ministrja.

Ndërsa, pyetjes së një prindi që thotë se “Fëmija im ka bërë leksione që jepen në Televizion, si do të jetë programi në vazhdim, pasi shkolla të ndryshme punojnë me libra të ndryshëm”, ministrja Shahini i është përgjigjur se:

“Leksionet aktuale kryejnë dy funksione, përsëritja e disa prej leksioneve që janë bërë shkollë, dhe e dyta të mos mbesim mbrapa me mësimet që nuk janë bërë ende dhe duhet të ishin bërë gjatë këtyre dy javëve”, ndërsa shton:

“Por kjo nuk e zëvendëson punën që bëhet direkt me mësuesen. Kështu që ju inkurajojmë dhe kërkojmë nga nxënësit që të rrinë në kontakt të vazhdueshëm me mësuesit”, shprehet ministrja Shahini në video-mesazh.

Ajo tha se edhe për nxënësit e arsimit fillor do të zhvillohen orë mësimore në TV. Ndërkohë, për gjuhën shqipe gjithashtu do të zhvillohen orë mësimi në televizion dhe online. Jo vetëm për arsimin fillor që do t’i mbulojmë javës tjetër, por edhe për arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/2718188155078161/?__xts__[0]=68.ARCCGCQvyM7rCZUgn9n83BFJdy2G4gZN_xGKDsgxxGFwDFSzmzXrExBJV2OgWHA60f1QTMWuEokBApGYwR8QF7H-VSWn7jKuE4XNrs2DS4h3qC-5G20CbXwo21ybB6kSrOBwoguknIVYlMGi6ZiC2pnJ9MgTyTZiu0Ezaiynf8oiK8aEuUYUvUvbBbB4_ZrZ7zy7vrsmMO5inyh5qo1h0LvoL47rIi7mSvGy4ZOI0N9PmjyJ-PRJEbwFDvzgIQke3ge1AdlYZH_Rp5PdcOw6ntwjf9_wIZ4dOAQfGjfqCSyO-oMptSuD1WD9pth0SygKsuQ_totbnxuHkanEbeWoz_Ay0WqxNtyhwK2_DSkE&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë