Ministrja e Arsimit, Sportit dhe rinisë Besa Shahini ka zhvilluar një diskutim online me përfaqësues të shoqatave të ndryshme, ku në fokus kanë qenë fëmijët aftësi të kufizuara. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Ministrja shkruan se në këtë takim u diskutua mbi mënyrat efektive të zbatimit të udhëzuesit për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Mbajtja e maskave në shkollë, distancimi fizik e social, kujdesi i shtuar në respektimin e rregullave anti-COVID, mësimi në kushte shtëpie etj., janë tema që kërkojnë vëmendje maksimale dhe një tjetër lloj përkushtimi kur bëhet fjalë për nxënësit me AK në sistemin e arsimit parauniversitar,” shkruan Shahini.
Më tej ajo Ministrja shtoi se Ministria e Arsimit e cila ka përherë prioritet gjithëpërfshirjen dhe është e përgatitur që edhe për kushtet e vështira në të cilat po punohet sot, për të ofruar cilësinë më të mirë arsimore për nxënësit me AK.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




