Gazeta Si – Përveç Francës, që e siguroi kalimin në fazën e 1/8-ve të Katar 2022 me fitoret në dy ndeshjet e para, 7 skuadra të Grupeve C dhe D, janë në lojë për kualifikimin. Në qendër të vëmendjes është sigurisht Poloni-Argjentinë.
Skuadra e Levandovskit udhëheq grupin me 4 pikë në 2 ndeshjet e para dhe sot do të mjaftonte edhe një barazim për të mbajtur poshtë në renditje Argjentinën. Mesi me shokë kanë 3 pikë, por e kanë fatin e tyre në dorë. Nëse mundin polakët, argjentinasit nuk kanë asnjë interes për ndeshjen tjetër mes Meksikës dhe Arabisë Saudite.

Nëse Arabia Saudite mund Meksikën, atëherë fitorja bëhet detyrim për Argjentinën, në të kundërt duhet të bëjë valixhet gati. Shpresa më të pakta ka Meksika, që duhet të mundë Arabinë dhe të shpresojë që Polonia të mundë Argjentinën. Gjithçka është e hapur në këtë grup.
Në Grupin D, Franca është e qetë dhe ndeshjen e sotme me Tunizinë e ka për prestigj. Një sfidë direkte është ajo mes Australisë dhe Danimarkës, me ‘kangurët’ që luajnë për dy rezultate, fitoren dhe barazimin. Danimarka duhet të fitojë me çdo kusht që të kalojë në fazën tjetër të Botërorit.
Ndeshjet e sotme
Australi-Danimarkë (16:00)
Tunizi-Francë (16:00)
Polani-Argjentinë (20:00)
Arabia Saudite-Meksikë (20:00)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



