Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë shtatorit, inflacioni në vend arriti 2.4%, me një rritje të lehtë nga muaji gusht.
Sipas INSTAT, rritja në shtator lidhet me fillimin e sezonit shkollor, ku çmimet për këtë shërbim u rritën me 2%.
Po ashtu, veshjet/ këpucet dhe qiraja e energjia elektrike u rritën me 1%. Çmimet e ushqimeve u rritën me 0.8% në shtator, ndërsa grupi i transportit shënoi rënie me 0.2%.
Në raport vjetor, rritja më e madhe e çmimeve vërehet për grupin e argëtimit dhe kulturës, me 4.7% dhe grupi i qirave, energjisë e ujit me 4.1%. Ushqimet janë shtrenjtuar me 1.8% brenda një viti, por nëngrupi i vajrave dhe yndyrnave me 6% dhe bulmeti bashkë me vezët me 3.5%.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



