Kinema

Sex Factor: Trashëgimia transgresive e Nicolas Roeg dhe Bernardo Bertolucci

Maria Schneider në “Tangoja e fundit në Paris” e Bertoluccit.

Ryan Gilbey / The Guardian – Rastësia e dy regjisorëve të mëdhenj, që humbën jetën në distancën e tri ditëve do të ishte goditëse mjaftueshëm. Por Nicolas Roeg, kineasti britanik, i cili u nda nga jeta ditën e premte, në moshën 90 –vjeçare dhe Bertolucci, vdekja në moshën 77-vjeçare e të cilit u lajmërua të hënën e shkuar, kishin më shumë të përbashkëta, sesa kaq. Reputacionet e tyre u latuan në ballin e një kinemaje transgresive të viteve 1960 – ’70, me përshkrimet e qarta të seksit dhe dëshirës si një forcë drejtuese dramatike. Seksi në këto filma nuk është ngacmim kënaqësie, por një mënyrë e të shprehurit të personazhit, motivimit dhe kuptimit. Hiqni seksin në veprat e jashtëzakonshme të Roeg-ut, si “Don’t look now” “The man who fell on earth” dhe “Bad Timing” dhe do të ishin të gjendje të grisnit faqe të tëra nga skenarët e filmave më konvencionalë. Fshije skenën e seksit nga “Tangoja e fundit në Paris” e Bertoluccit dhe do të mbeteni me një film të shkurtër, rreth gjuetisë së banesave.

Përparimet e bëra dhe thyerja e tabuve vendosën një peizazh kinematografik që e marrim për të mirëqenë.

“Fjalët kanë rëndësinë më të vogël”, thotë Roeg. “Një çast i së vërtetës në film mund të shihet menjëherë. Të gjitha hollësitë në një poemë, të gjitha ato që vendos në ritmin e fjalëve, mund të shkatërrohen me një vështrim.” Prova është në ekran. Nuk ka mënyra për të nxjerrë kuptim të arsyeshëm të shkrirjes së identiteteve dhe erozionit të kufijve seksualë mes një gangsteri (James Fox) dhe një ylli popi (Mick Jagger) tek “Performance”, përveçse nëpërmjet penetrimit të pamjeve detaj dhe prerjeve, me të cilat ka marrë formë marrëdhënia e tyre nga Roeg dhe bashkëregjisori Donald Cammell. Pasioni çjerrës, grabitqar mes një vejani (Marlon Brando) dhe një të huaje të re (Maria Schneider) në “Tangoja e fundit në Paris” apo e një këngëtareje operistike (Jill Clayburgh) dhe të birit të droguar (Matthew Barry), për të cilin strehon dëshira incestuale në “La Luna”, banojnë në tek marrëdhënia e papenguar trupore, që u bë e mundur në klimën e sapo eksploruar, në ndërtimin e së cilës ndihmuan këta kineastë.

Mick Jagger dhe Michele Breton në “Performance” nga Donald Cammell dhe Nicolas Roeg. Foto: Allstar/Goodtimes

Këto përparime dhe thyerje tabush nga Roeg, Bertoluçi dhe bashkëkohës si Walerian Borowczyk dhe Nagisa Oshima krijuan peizazhin kinematografik që tani e marrim të mirëqenë kur shohim vepra të Catherine Breillat, Claire Denis, Pedro Almodóvar apo Lars von Trier. Të dy burrat kanë servirur stazhin e tyre në këmbët e regjisorëve të tjerë të mëdhenj. Roeg e nisi si një djalosh që servirte çaj dhe punoi fort (njësia e dytë tek “Lorenci i Arabisë”, drejtor fotografie tek “Fahrenheit 451” dhe “Far from the Madding Crowd”);

Bertolucci ishte asistent regjisor i filmit debutues të Passolini-t “Accattone” (për të cilin do të ishte se ishte si të qe i pranishëm në lindjen e kinemasë). Ata ishin të gjithë të trallisur nga kinemaja franceze. Bertolucci ishte admirues i zjarrtë i Godard, i shfaqur më dukshëm në filmin e tij të tretë, “Partneri” (1968) dhe Roeg admirues i Alain Resnais, veçanërisht tek “Viti i fundit në Marienbad”, vetë një bombë e pashpërthyer e erotizmit të ndrydhur me një lidhje që mund të kuptohet te “Bad Timing” (Përkim i keq kohe), thuajse 20 vjet më vonë.

Julie Christie, Donald Sutherland dhe Nicolas Roeg duke filmuar skenën e seksit “Don’t Look Now”. Foto: Studio Canal/Rex/Shutterstock

Është jetësore të dihet konteksti në të cilin janë realizuar filmat e dy regjisorëve. Megjithëse skenat naive dhe jo mikluese të seksit ishin një markë në valën e re amerikane dhe artin europian, nuk ishin të plota. Pornografia e lehtë dhe komeditë me seks të rrezikshëm ishin ende pjesë e pranueshme dhe fitimprurëse e kinemasë së gjerë në Britani. “Taxi Driver” i Martin Scorcese-s mund të ishte tërheqës më 1976-ën, por i tejkaluar në kinematë britanike atë vit me “Aventurat e një shoferi taksie”, një komedi që shfaq skena të dëshpëruara seksi me pamje të taksimetrit që ecën, në taksinë e ndaluar.

Është me rëndësi të vlerësohet jo vetëm sa të çuditshme do të dukeshin filmat e Roeg, pranë titujve si “I freskët, i ri dhe seksi” , por edhe për radikalizmin e pastër në trajtimin e seksit në ekran, si një mjet për të thelluar psikologjinë e personazheve. Filmi “Don’t look now” (Mos shih tani) përmban një nga të paktat skena seksi mes personazheve që e njohin njëri-tjetrin; ata po pasurojnë një lidhje ekzistuese në vend që t’i rrobat njëri-tjetrit në një valë pasioni të sapo zbuluar. Jo vetëm që Donald Sutherland dhe Julie Christie luajnë një çift të martuar, por dashuria mes tyre paraqitet si shërim, për shkak se kanë ardhur në Venecia, pjesërisht për t’u rimëkëmbur pas vdekjes së të bijës.

Radikalizëm i pastër . Christie dhe Sutherland në filmin e Roeg “Don’t Look Now”. Foto: TCD/Prod DB/Alamy Stock Photo

Skena gjithashtu shërben si një funksion i rëndësishëm dhe misterioz brenda subjektit – ishte përmbajtja e Roeg që shënjoi momentin ku Christie mbetet sërish shtatzënë. Megjithëse nuk përmendet kurrë në film, Roeg e pa skenën e finale të ceremonisë mortore si një moment që sinjalizonte lindjen e afërt.

Tangoja e fundit në  Paris duket ndryshe duke ditur sesi u keqtrajtua dhe manipulua aktorja Maria Schneider 

Do të ishte e gabuar të thuhej se debati nuk luajti pjesën e tij në tërheqjen e audiencave në filmat e Roeg dhe Bertoluccit, megjithëse ndonjëherë mund të kërcënonte gremisjen e filmit. Producenti Jeremy Thomas, i cili ka punuar me të dy regjisorët, e ka kujtuar furinë në “Rank Group” që financoi “Bad Timing”, filmi dramatik i Roeg rreth një marrëdhënie shkatërruese seksuale. Një skenë në veçanti, në të cilën Art Garfunkel bën seks me Theresa Russell, pasi ajo ka marrë një mbidozë që mund të ishte fatale, ishte nekrofili në gjithçka, përveçse në skenar. “Rank sapo kishte nisur shpërndarjen e filmave fetare”, ka thënë Thomas më 2014, “dhe nuk mund të shkoje më larg se me “Bad timing” nga ideologjia e Lord Rank-ut. Kur kryetari pa filmin, ai ngriti duart lart dhe tha “ Njeriu i gongut do të dalë nga ai film! Kështu doli pa markën e distributorit. George Pinches, që ishte atëherë kreu i qarkut Rank, e quajti atë “një film të sëmurë, bërë nga njerëz të sëmurë, për njerëz të sëmurë.”

Bernardo Bertolucci, majtas me Marlon Brando , duke filmuar “ Last Tango in Paris”, më Foto: Granger Historical Picture Archive/Alamy

“Bad Timing” është i pastër tani prej asaj fame dhe reputacioni i Roeg rrallë ka qenë më i madh se atëherë, falë edhe adhurimit të regjisorëve më të rinj si Christopher Nolan dhe Danny Boyle. Bertolucci është çështje tjetër. “Tangoja e fundit në Paris” është një vepër madhështore e kinemasë, por duket krejt ndryshe tani në dritën e zbulimit të mënyrës sesi Schneider u keqtrajtua dhe manipulua nga kolegu i saj dhe regjisori –zbulime që vetë aktori, Marlon Brando, i cili u nda nga jeta më 2012-ën, i diskutoi hapur më 2007-ën, por që fituan vëmendje më të gjerë vetëm pasi Bertolucci i vërtetoi më 2013-ën.

Brando dhe Schneider në "Tangoja e fundit në Paris" 1972 

Ai e pranoi se ai dhe Brando kishin gatuar bashkë idenë e përdorimit të gjalpit si një detaj në skenën e fundit, të seksit anal, duke lënë të befasuar aktoren asokohe 19 vjeçare, ndërsa kamera rrotullohej sepse ai “dëshironte reagimin e saj si vajzë, jo si aktore.” Schneider më pas do të thoshte se u ndje “disi e përdhunuar” pasi skena përfundoi. “Isha shumë e inatosur. Duhet të kisha marrë në telefon agjentin time dhe avokatin që të vinin në sheshxhirim, sepse nuk mund të detyrosh dike të bëjë diçka që nuk është në skenar. Por atëherë, nuk e dija këtë. Marloni më tha “Maria, mos u shqetëso, është thjesht një film.”

Bertolucci, Brano dhe Schneider në xhirimet e "Tangoja e fundit në Paris" 

Por “Tangoja e fundit në Paris” nuk mund të jetë thjesht një film, më. Ndryshe nga Roeg, Bertolucci vijoi me bërjen e veprave të jashtëzakonshme edhe gjatë karrierës së vonë, si “Besieged”, “The Dreamers” dhe “Me and you” më 2012-ën ( i realizuar shtatë vjet pasi ai pësoi dëmtimin në shpinë). E gjitha kjo qëndron përballë rrezikut e të errësuarit tani që audiencat në epokën e lëvizjes #MeToo, mund të vënë gishtin nga Bertolucci për të thënë “Edhe ai?” . Ajo çka ndodhi në sheshxhirimi e Tangos së fundit në Paris, për të mos përmendur vitet ku Schneider pretendon të jetë shpërfillur, pa dyshim e ndërlikon periudhën e lulëzimit të eksperimentimeve. E megjithëse nuk është e para kryevepër e kinemasë që ndërtohet mbi vuajtjen, është ajo që shumë shikues sot nuk do të jenë në gjendje ta shohin pa parë të gabuarën të përjetësuar në emrin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë