Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tërmetit këtë verë në Greqi. Zona me aktivitetin më të lartë sizmik është ajo në ishujt pranë Kretës, ku është regjistruar edhe lëkundja e fortë e radhës, 5.2 e shkallës Rihter. Raportohet se ajo ka goditur një ishull të pabanuar pranë Kretës, por që është ndjerë shumë, pasi goditje ka qenë vetëm 35 milje e thellë.
Ishulli i vogël është 40 milje larg Kretës dhe si pasojë e tronditjes së fortë është shkaktuar një ndjenjë paniku dhe frike në të gjithë Kretën dhe në disa ishuj të tjerë që në këtë periudhë janë të tej mbushur me turistë.
Aktualisht mediet greke nuk flasin për dëme të mëdha materiale apo për njerëz të lënduar. Në disa medie flitet edhe për dallgë të larta që mund të shkaktohen në Kretë gjatë orëve të pasditeve, por nuk ka asnjë alarm për Cunami, pasi për të krijuar një dallgë të tillë uji, duhet minimalisht një lëkundje sizmike prej 6.4 ballë.
Greqia këtë verë ka qenë në një situatë shumë të tensionuar për shkak të tërmeteve të shumta që janë ndjerë në pothuaj të gjithë vendin, por më të forta kanë qenë në ishuj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




