Bën detyrën në shtëpi ndaj Cagliari-t dhe shpallet kampion në Serie A 2024-2025 në sezonin e parë nën drejtimin e Antonio Conte-s. Ky ishte titulli i 4 në historinë napoletane dhe i dyti në 3 sezonet e fundit. Mbrëmjen e sotme Napoli shkurorëzoi Inter-in që ironikisht titullin e sezonit 2020-2021 e fitoi nën drejtimin e Conte-s. Për trainerin napoletan ky ishte titulli i 5 në Serie A (Juventus x3, Inter, Napoli) dhe i 6 në karrierë (Chelsea). Rezultat i njëjtë në Como dhe Napoli, por zikaltërit detyrohen të pranojnë supremacinë e të kaltërve që nuk gabuan në momentet deçizive të sezonit. Kujtojmë humbjen me Romën dhe barazimin me Lazio-n (të dyja në San Siro) që duket se i mohuan më parë titullin, finalistëve të Champions League. Golat për Napoli-n u shënuan McTominay dhe Lukaku në çdo pjesë. Duket se kur belgu punon me Conte-n fiton gjithmonë.

Libri i Artë i Serie A
36 – Juventus
20 – Internazionale
19 – Milan
9 – Genoa
7 – Torino, Bologna, Pro Vercelli
4 – NAPOLI 2024-’25
3 – Roma
2 – Lazio, Fiorentina
1 – Casale, Novese, Cagliari, Verona, Sampdoria
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.