Media Galeri

Sërfisti sulmohet e tërhiqet nën ujë nga balena

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Australi, ku një serfist është sulmuar nga një balenë. Balena sulmoi serfistin 55-vjeçar dhe përmbysi dërrasën e tij. Por nuk u ndal me kaq, pasi gjitari e tërhoqi nën ujë.

“Të jem i sinqertë, ndoshta më tërhoqi poshtë disa metra nën ujë. Mendova se gjithçka kishte marrë fund, derisa dalëngadalë dola në sipërfaqe”, tha 55-vjeçari.

“Jam me fat që jam gjallë”, ka thënë Jason Breen, i cili e ka kapur ngjarjen tronditëse me kamerën e vendosur në trup.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë