Treg

Vuçiç: Serbia do të eksportojë 350 mijë ton grurë në Shqipëri dhe vendet e rajonit

Serbia do të lejojë eksportin e grurit drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, sipas presidentit të saj.

Ai thotë se eksporti drejt Shqipërisë do të nisë shumë shpejt, në të njëjtën kohë me vendet e tjera të rajonit. Sasia që do të eksportohet jashtë Serbisë është 350 mijë ton, por nuk asht specifikuar sasia sipas vendeve ne rajon.

“Ne kemi grurë, vaj, misër me kërkesë të shtuar. Kemi nënshkruar një kontratë për 350 mijë ton grurë. Pjesën tjetër duhet ta ruajmë për qytetarët tonë”, tha Vuçiç.

“Ne do të nxjerrim eksporte të kontrolluara që të mos rrezikojmë nevojat e popullsisë vendase. Rajoni nuk do të ketë probleme për drithërat”, thonë tregtarët e drithërave në Serbi.

Kryeministri i vendit tonë Edi Rama, e deklaroi një gjë të tillë që të dielën e 13 marsit duke thënë se do të marrim miell nga Serbia, si përfitim i Open Balkan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë