Serbët janë mbledhur sot në Graçanicë për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet çdo 28 qershor.
Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliç.
Policia e Kosovës njoftoi se do të ndërpritej përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht, në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes ”Veterrniku”, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit.


Në bluzat e shumë të rinjve serbë shihen mbishkrime nacionaliste si: “Nuk e japim djepin e Serbisë”.
Për sigurinë e tyre po kujdesen një numër i shtuar i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, ndërsa situatën po e monitorojnë nga afër edhe ekipe të KFOR-it. Deri tani situata është e qetë.
“Vidovdani” është një festë fetare, që e shënon Kisha Ortodokse Serbe, si përkujtim të vuajtjeve të serbëve në Betejën e Kosovës kundër ushtrisë së Perandorisë Osmane, në vitin 1389.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




