Autoritetet serbe postuan fotografitë e mijëra armëve, raketave antitank dhe granata të dorëzuara nga qytetarët, pas vrasjeve masive që tronditën vendin.
Qeveria shpalli një periudhë amnistie njëmujore për qytetarët që të dorëzojnë armët e tyre të paregjistruara si pjesë e një goditjeje ndaj armëmbajtjes, pas dy të shtënave që ndodhën në dy ditë në maj, duke shkaktuar 17 të vdekur, shumë prej të cilëve ishin fëmijë.



Presidenti Aleksandar Vuçiç, qeveria e të cilit është përballur me presionin publik pas të shtënave masive në një shkollë të Beogradit dhe dy fshatra, shoqëroi zyrtarët e lartë të policisë për të parë grupin e armëve të rreshtuara pranë qytetit të Smederevo, rreth 50 kilometra larg Beogradit.
Sipas të njëjtave informacione, zyrtarët thanë se serbët kanë dorëzuar rreth 13.500 armë që nga fillimi i amnistisë më 8 maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




