Obeziteti është një depozitim i tepruar i indit dhjamor në trup. Ai është një problem i cili po përhapet gjithmonë e më shumë dhe është kthyer në një nga problemet më të rëndesishme shëndetësore në botë. Obeziteti influencon në mënyrë të konsiderueshme cilësinë dhe gjatësinë e jetes.
Obeziteti është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980, duke marrë përmasa epidemike.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sheqeri për shëndetin paraqitet më i dëmshëm se kolesteroli. Dëmi na vjen sidomos nga pijet që përmbajnë sheqer, ëmbëlsirat dhe ushqimet e paketuara.
Sipas specialistëve, faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejtë në mbipeshë është kequshqyerja. Kufizimi në përdorimin e tyre zvogëlon rrezikun e diabetit dhe obezitetit dhe parandalon kariesin.
Ne kemi nevojë të reduktojmë sheqerin. Një lugë çaji në dy është shumë më tepër se ajo që kërkon trupi ynë. Kjo është arsyeja se pse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pak kohë më parë ka botuar linjat e saj të guidës, me rekomandimin për të reduktuar sasinë e ëmbëlsisë në kafe, por të infiltruar në një mënyrë pak a shumë dinake edhe në kos, lëngjet e frutave, pijet e gazuara, drithërat për mëngjes, dhe biskotat. Në këmbim të një diete më të hidhur do të jetë më e lehtë të mbani peshën e duhur, për të parandaluar diabetin dhe duke iu përmbajtur rreptësisht direktivave. Rekomandimet e OBSH bazohen tek mjalti dhe ato i sheqernave të tjera të lira: atyre të shtuar gjatë përpunimit të ushqimit.
Nuk ka limit për frutat, perimet dhe qumështin. Qëllimi është të mos kaloni 50 gram në ditë, ekuivalente me 200 kalori dhe 10-12 lugë caji, nëse do të ishte e lehtë për të hamendësuar përmbajtjen e produkteve industriale. Një kanaçe pije me gaz përmban 10 lugë sheqer, një lëng 5, drithërat e mëngjesit gati 4 dhe disa lugë caji gjenden në kosin me fruta. Për të arritur kuotën prej 12 (baraz me 10% të kalorive të përditshme) është pra më e lehtë nga sa mund ta mendojmë, edhe duke sakrifikuar që ta pimë kafen ‘shqeto’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.