Lajme

Sekuestrohet “Jeep” i blinduar i Dash Gjokës

Policia e Durrësit i ka sekuestruar një makinë të blinduar të markës “Jeep”, që mendohet se është në pronësi të Dashamir Gjokës, biznesmeni shijakas, të cilit OFL i dorëzoi pak ditë më parë kërkesën për të plotësuar formularin e pasurisë.

Sekuestrimin e mjetit dyshohet se është bërë në momentin që Gjoka ka qenë duke udhëtuar në drejtim të aeroportit të Rinasit pak pas mesditës. Burimet thonë se Dashamir Gjoka nuk ka kundërshtuar policinë në momentin e parë dhe automjeti është shoqëruar në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Por, në orët e pasdites pranë kësaj drejtorie është parë shtetasi Dashamir Gjoka, ndoshta në përpjekje për të marrë mbrapsht mjetin e tij të blinduar, falë të cilit mendohet se i shpëtoi atentatit të kryer ndaj tij në vitin 2017.

Kjo nuk është hera e parë që pronat e Dashamir Gjokës vihen në masën e sekuestros. Në 2017 ai arriti që të fitojë betejën me drejtësinë pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, që rrëzoi një vendim të marrë më herët nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Dashamir Gjoka është i dënuar në Itali për trafik të qënieve njerëzore. Autoritetet italiane thonë se ndër vite ai ka qenë në krye të një grupi që drejtonte një rrjet prostitucioni nga Shijaku për matanë Adriatikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë