Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa llogari bankare të një firme italiane me dyshimin se burojnë nga aktivitete kriminale.
Nën sekuestro janë vënë 1.5 milionë lekë, 20 mijë euro dhe 480 mijë dollarë.
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, rezulton se shtetasit e përfshirë, Bruno Rollo dhe Teodoro Grasso janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zotërojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës.
Bëhet fjalë : 1,539,490 ALL; 20,348.24 EUR; dhe 479.820,56 USD
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




