Rend dhe Ligj

Sekuestrohen 8000 paund dhe një automjet, procedohet 35-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka sekuestruar 8000 paund dhe ka proceduar penalisht një 35-vjeçar.

Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin F. D., u gjetën 8000 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe procedohet penalisht shtetasi F. D., për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë është goditur dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

“Në vendin e quajtur ‘Çiflik’, gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin A. Z, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe një armë të ftohtë (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se në banesën dhe në magazinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 11.25 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 73.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe sasi monetare në paund dhe euro, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikim i monedhave”, “Mbajtja e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë