Tre persona u arrestuan në Fier, pasi u kapën me 43.5 kg kanabis në formë çokollatë. Policia thotë se operacioni i koduar “Zhupani” filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.
Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve: A. M., 40 vjeç, banues në Fier. M. K., 46 vjeç, banues në Fier K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës. Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate”, sqaron policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.