Ka ndodhur

Sekuestrohen 4 mijë fara kanabisi në Tiranë, arrestohet 17-vjeçari

Gazeta Si – Një 17-vjeçar është arrestuar në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Tempulli 2”, ku u finalizua operacioni policor i koduar “Furnizuesi”.

I mituri, banues në Durrës, po transportonte fara kanabisi, me qëllim shitjen. Gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 4000 fara kanabisi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë