Lajme

Sekuestrohen 300 mijë euro në Vlorë

Policia e Vlorës ka sekuestruar një pasuri prej 300 mijë eurosh të një shtetasi italian, pasi dyshohet se ishte e krijuar nga veprimtari kriminale.

Policia me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se  pasuria e sekuestruar ka qenë në llogari bankare e shtetasit V.L. Mësohet se vetë shtetasi italian nuk jeton në Shqipëri.

“Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore, në kuadër të procedimit penal nr.1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L. Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 Euro. Shtetasi V.L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal”, njofton policia e Vlorës.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë