Gazeta Si – Një sasi prej rreth 25 mijë eurosh u sekuestruan gjatë kontrolleve në pikën kufitare të Kakavijës.
Policia thotë se në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijën e dytë, shtetasi me iniciale J.K., të cilit iu gjetën në çantë, 25.000 euro.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zagori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




