Sekuestrohen 20 mijë paund të padeklaruara në Doganën e Rinasit.
“Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar, Autoritetet Doganore, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare”, thuhet në njoftimin e doganës.
Gjatë kontrolleve të kryera nnë Pikën e Kalimit Kufitar Rinas është konstatuar dhe është ndaluar shtetasi B. M. i cili po transportonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 20.000 paund.
Ndër të tjera, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thotë se ka intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe u bën me dije shtetasve, të cilët kalojnë në Pikën e Kalimit Kufitar detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlerë, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, të cilat janë me vlerë më të madhe se 10.000 EURO.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



