Lajme

Sekuestrohen 10 kg heroinë, pesë persona në pranga

Një sasi prej 10 kilogramë heroinë është sekuestruar pasditen e sotme në një operacion anti-drogë. Aksioni u ndërmor në autostradën Tiranë-Elbasan, ndërsa u arrestuan edhe pesë persona.

Të gjithë u ndaluan teksa udhëtonin me një automjet, në brendësi të të cilit u gjet e fshehur droga.

Aksioni është zhvilluar nga grupi operacional dhe vjen pas disa muaj hetimesh me metoda speciale. Në operacion kanë marrë pjesë përfaqësues të Antidrogës dhe agjentë specialë, ndërkohë që operacioni ende nuk ka përfunduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë