Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të SPAK-ut për sekuestrimin e pasurisë së tre ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.
Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thekson se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara.
“Gjykata Speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Lartë së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë për fshehjen e pasurive. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi,” shkruan Kim.
Pas ambasadores së SHBA-së, edhe ai i BE-së Luigi Soreca ka përshëndetur sekuestrimin e pasurisë së 3 ish-gjyqtarëve nga SPAK. Ai deklaron se ky është një lajm i mirë dhe tregon se SPAK është bërë ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.
“Lajm i mirë sot që GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga vettingu. Një hap tjetër, që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma e Drejtësisë vazhdon”, – shkruan Soreca.
Më herët, SPAK sekuestroi pasuritë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish-gjyqtarit, Fatos Lulo. Pasuria i është sekuestruar po ashtu edhe Shkëlzen Selimit, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



