Ka një thënie – ose ndoshta një të vërtetë – që testimi i një teknologjie të re varet nga mundësia për të riprodhuar pornografi.
Shumë kohë më parë, pornografia ishte një koleksion privat me figurina dhe vizatime. Por burrat s’mund të jetonin në këtë çmenduri përgjithmonë. Përgjatë viteve, forma të ndryshme të pornografisë u krijuan dhe u shpërndanë, por një mendim i bënte bashkë të gjithë: pa rëndësi sa ekzaltuese është, mbetet shumë lar të vërtetës.
Erdhi interneti.
Çfarë testamenti për burrat! Edhe gratë patjetër konsumojnë dhe e shijojnë pornografinë, edhe përfitojnë – të gjithë identitetet seksuale. Por forca që ngriti këtë industri ishte dëshira e meshkujve heteroseksualë për gratë. Tani pornografia nuk është më një “rezervë”, por është në prioritet, një përmirësim ndaj seksit real. Ata e preferojnë më shumë.
Ku do të na çojë kjo? Epo tani e dimë. Një burrë mund të ketë një jetë të pasur seksuale, pa nevojën e një gruaje. Ka burra që janë dashuruar me kukulla seksi.
Më herët gjatë këtij muaji, Elon Musk i tha Joe Rogan se robotët e seksit, të programuar me AI nuk janë të largët,. “Më pak se 5 vite”. Ato do të ofrojnë çdo gjë përveç lidhjes njerëzore. Robotët nuk mund të qahen për festat, apo rrobat e palara. Nuk do të të bëjë kurrë të blesh mollë. Roboti do të bëjë çfarë ti do që të bëjë.
Seksi ka mundësinë të krijojë dhe forcojë lidhjen midis dy njerëzve. Para pornos, burrat kishin një stimul për të duruar stresin e lidhjes dhe zhvilluar aftësi sociale gjatë lidhjeve. Ata ishin njerëz në një botë për njerëzit. Po tani cili është stimuli? Porno nuk të refuzon e as nuk të gjykon. Është gjithmonë aty dhe kurrë nuk zhgënjen. As ti nuk ke pse vishesh mirë. Siç thotë personazhi i Michael tek “The Boys in the Band”, një gjë e mirë për masturbimin është se nuk ke pse të dukesh bukur.
Çdo adoleshent ka parë pornografi.
Për shkak të fuqisë së internetit për të desensibilizuar njerëzit dhe për të dobësuar reagimet e tyre natyrale ndaj gjërave tronditëse, dhe për shkak të mënyrës se si funksionojnë këto algoritme, të rinjtë shpejt kalojnë në video gjithnjë e më ekstreme dhe – siç ka qenë gjithmonë – këto përvoja më të hershme të ngjarjeve seksuale e tejkalojnë kuptimin e tyre se çfarë duhet të jetë seksi.
Nuk mund të shpenzosh 15 minuta në një faqe pornografike dhe të mos shohësh një video ku një grua paraqet frikë apo dhimbje. Nëse jeni një nga ata njerëz që kënaqen duke parë seks të dhunshëm, nuk do të mërziteni kurrë për asnjë sekondë të jetës suaj. Për sa i përket ekuacioneve morale të shikimit të pornografisë, ajo që ka rëndësi është: A jeni të emocionuar nga abuzimi i grave, apo keni mësuar ta konsideroni atë abuzim si një kosto të domosdoshme për kënaqësinë tuaj? Dhe cila prej tyre është më e keqe?
Po flasim një për një përvojë private, individuale. A mund të ketë kjo një ndikim në shoqëri. Patjetër që ka. Kur burrat hetero nuk kanë nevojë për gratë që të kryejnë seks, ngrihet një pyetje: “Për çfarë i duhen?”.
Nënprodukti më i madh i internetit është vetmia; pornografia nuk është e veçantë në këtë drejtim. Unë dhe ti nuk jemi bërë të jetojmë në këtë mënyrë; ne mezi po jetojmë në këtë mënyrë. Shumë nga tiparet që na bëjnë njerëz – dhembshuria jonë, aftësia jonë për t’i kushtuar mendim të qëndrueshëm një problemi, aftësia jonë për të rënë në dashuri dhe për të sakrifikuar për njerëzit që duam – janë të pakuptimta për algoritmet që na sundojnë. Na kanë deformuar. Sa herë që dëgjoj një grua të re të klasës së mesme të bëjë argumentin utilitar se pse ajo bën video seksuale në OnlyFans – sepse ajo mund të bëjë në dy orë punë atë që do t’i duheshin 40 orë për të fituar kameriere – mendoj, këtu është më në fund: kapitalizmi i fazës së fundit. Faza në të cilën asgjë nuk ka vlerë apo kuptim tjetër përveç çmimit të shitjes.
Interneti nuk erdhi si një valë, duke na lejuar të gjejmë kohë për të menduar për njerëzimin tonë përpara se të fusim gishtat e këmbëve në ujë; erdhi si një përmbytje dhe ne jemi mbytur në të për më shumë se një çerek shekulli. Vazhdon të na largojë shpirtrat; çdo vit që kalon, ne jemi më pak ata që ishim. Së shpejti nuk do të kemi shumë prej nesh. E vetmja gjë që mund të na shpëtojë është një shkëputje e madhe nga priza. Por ne kurrë nuk do ta bëjmë këtë. Ne e duam atë këtu, poshtë nën ujin e errët.
Nga Caitlin Flanagan, për The Atlantic.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.