Orët e edukimit seksual në shkollat e mesme të Tiranës përveç informacionit teorik, këtë vit do të pasurohen edhe me elementë praktikë të përdorimit të metodave kontraceptive. Autoriteti Shëndetësor Rajonal që po zbaton nismën, mjekët në shkolla, gjimnazistët do të mund të marrin praktikisht edhe kontraceptivë në rast nevoje. Por ende pa nisur mirë, fryma e re e edukimit seksual ka ngjallur reagim tek disa prindër. Në ankesat pranë drejtuesve të shkollave, ata e konsiderojnë këtë gje, motivim për marrdhënie seksuale dhe jo informim. Por në mesin e këtij debati, të dhënat për shëndetin seksual të të rinjve, janë alarmante. Madje autoriteti rajonal shëndetësor, konfirmon ngjarje edhe nga konviktet e vajzave. Një gjë është e sigurt, panvarësisht presionit prindëror, shkollat nuk do të ofrojnë më vetëm informacion për marrdhënie të shëndetshme seksuale, por edhe metoda konkrete për mbrojtje.
Burimi: RTSH
Marrë nga TVSH
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.