Jete & Stil

Sekreti që shqiptarët kanë zbuluar tek vaji i kastorit

Vaji i kastorit ka qenë më shumë se për një mijë vjet një element kryesor në kabinetin e medikamenteve të ndryshme, por kohët e fundit eliksirin e qetësimit të stomakut, po e shikojmë gjithnjë e më shumë në industrinë e bukurisë, ku po përfshihet në produktet që kujdesen për shkëlqimin e lëkurës dhe rritjen e qerpikëve dhe flokëve. Prej kohësh këtë produkt e shikojmë edhe në tregun Shqiptar, i cili duket se është bërë një ndër më të preferuarit,
Aurora, përfaqësuese e dyqanit Teamra Herbal, një prej dyqaneve që eksporton vajin e kastorit nga Dubai në Shqipëri, shpjegon se vaji i kastorit mund të merret në dy formate, me farën e ricinit të pjekur nga e cila përfitojmë “Vajin e Kastorit të Zi” dhe nga fara e papjekur që përfitojmë vajin normal që kemi parë prej vitesh në tregun Shqiptar.
I krijuar fillimisht në Afrikën Lindore dhe më pas i prezantuar në Kinë dhe Indi rreth 1.400 vjet më parë, fabrika e vajit të kastorit atje, është një nga më të lashtat në historinë njerëzore. Sipas gojëdhënave të ndryshme ky produkt për herë të parë është, përdorur nga Mbretëresha Kleopatra dhe cilësohej si arsenali i bukurisë së saj.

Një prej dyqaneve Teamra Herbals

Aurora tregon për Gazetën “Si” se fara piqet dhe në momentin që shtrydhen përbërësit e saj japin shumë efekt tek flokët, qerpikët dhe lëkurën. Kohët e fundit është vërtetuar se Vaji i Kastorit të zi është më shumë efektiv për përdorim të jashtëm.
“Vajin e Kastorit të zakonshëm njerëzit e përdorin më shumë për stomakun dhe tretjen ose si anti-inflamator për masazhe pasi jep efekte shumë të mira për qetësimin e muskujve. Për sa i përket aspekteve të bukurisë që tashmë është bërë i përdorshëm edhe në vendin tonë, përzierja e këtij vajit me vajra të tjerë që përmbajë Vitaminën E, ndikon më mirë dhe më shpejt në rezultatin që duhet të marrim,” shton ajo.
I njohur për faktin se është plot triglicide dhe acide yndyrore, vaji i kastorit përmban një vëllim të lartë të acidit ricinoleik, një përbërës i gjithanshëm që e bën atë të përshtatshëm për një gamë të gjerë të formulave industriale, mjekësore dhe farmaceutike.
Në një shpjegim më të detajuar përsa i përket efekteve, kimistja Klea Pashaj dhe njëkohësisht sipërmarrëse e dyqanit me produkte bimore artizanale “Aleksandra Organic”, shpjegon se në përballjet e përditshme me klientët e saj ka vërtetuar se vaji i kastorit është zgjidhja e duhur për flokë të holla dhe për një lëkurë të butë.

Kimistja Klea Pashaj

“Unë e përdor më se shumti në produktet që krijoj për rigjenerimin e flokëve dhe të lëkurës. Ky produkt dihet tashmë që është një faktor natyral anti-fungal dhe anti-bakterial, pasi është i përbërë me acid ricinokleik. Për sa i përket lëkurës, përdorimi i këtij vaji kontrollon dhe minimizon aknet. Puçrrat krijohen nga mbiprodhimi i yndyrave, por acidet yndyrore të vajit të kastorit të ndihmojnë në balancimin e yndyrave dhe hidratimin e lëkurës,” shprehet Pashaj për Gazetën “Si”
Ajo shpjegon se një tjetër efekt mbi bukurinë për këtë vaj është edhe reduktimi i rrudhave dhe shenjat e plakjes. Ky vaj depërton thelle në lëkurë dhe nxitim e kolagjenit që zbut, hidraton dhe rinovon lëkurën.
“Përgjithësisht këtë ingredient e përdor në produkte të ndryshme siç janë shampot dhe maskat për flokë të hollë, apo edhe të thatë, por gjithashtu edhe tek serumet e qerpikëve dhe hidratantët e lëkurës,” shton Pashaj.
Gjithashtu ekspertë të huaj që kanë folur për mediat ndërkombëtare, kanë treguar se ky vaj është një produkt i veçantë. Sipas tyre acidi retinoik që gjendet në vajin e kastorit është cilësuar si një përbërës kundër plakjes gjatë shekullit 20.

Fara dhe Vaji i Kastorit

“Forma origjinale e acidit retionik është Vitamina A dhe nuk duhet të harrojmë vetitë që ajo ka për lëkurën dhe shëndetin,” shtojnë ata.
Ndërsa Aurora shpjegon më tej se përgjithësisht klientët që vizitojnë dyqanin saj, preferojnë më shumë kastorin normal se sa kastorin e zi për shkak dhe të kostos.
“Përdorimi i gjithanshëm bën që vaji të shihet edhe nga kosto. Për shembull klientët preferojnë të marrin vajin e kastorit normal me një çmim prej 400 lekë të reja, se sa vajin e kastorit të zi me një çmim prej 1950 lekë të reja, për një sasi të njëjtë prej 30 ml. Ndikon edhe çmimi shpesh herë për blerjet, por që në dyqanin tonë gjithnjë ka shitje të konsiderueshme të këtij vaji,” shton përfaqësuesja e Teamra Herbal.
Një tjetër përdorim tepër efikas të këtij vaji shohin edhe për lëkurën, kryesit në zonat delikate siç është ajo poshtë syve dhe pjesa e barkut ku shpesh herë është tendenca e formimit të sprijave. Sipas Aurorës, përzierja e vajit të kastorit me gjalpë kakao dhe vaj kokosi mund të rigjenerojë lëkurën në një periudhë të shkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë