Trend

Sekreti për lëkurë të pastër? Trendi i ri në TikTok sugjeron… sardelet

Nga Gazeta 'Si'-Nëse keni kaluar qoftë edhe pak minuta në TikTok kohët e fundit, me siguri që e keni parë teorinë e fundit që po qarkullon në lidhje me sardelet dhe efektin e tyre në lëkurën e fytyrës.

Sardelet janë peshq të vegjël që jetojnë në oqean. Ato shpesh piqen në skarë ose hahen të konservuara. Një kërkim i thjeshtë në Google do t'ju tregojë se sardelet janë të mbushura me vitamina, minerale dhe acide yndyrore, duke përfshirë magnezin, hekurin, kalciumin, vitaminën D, zinkun dhe kaliumin.

Por nëse hani mjaftueshëm sardele, a është e vërtetë që ato e bëjnë lëkurën të pastër dhe me shkëlqim?

Shumë njerëz në TikTok besojnë se përgjigja është "po".

@katyaniomi the most underrated food for clear & healthy skin!!! sardines are high in protein & omega 3 which have numerous benefits for skin and hair health #healthyskin #clearskin #dryskin #lunchideas #hairgrowth #sardines #thatgirl #lifestyle #acne #acnetteatment #glassskin ♬ Fire for You (Sped Up) - Cannons

A ndikojnë sardelet në përmirësimin e gjendjes së lëkurës suaj?

Përgjigja e shkurtër? Po! Sardelet kanë përmbajtje të lartë të acideve yndyrore omega-3, anti-oksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës.

“Acidet yndyrore omega-3 njihen për rolin e tyre në reagimin ndaj inflamacioneve, të cilat luajnë rol tek aknet dhe ndihmojnë në ruajtjen e barrierës së lëkurës,” thotë nutricionistja Brianna Diorio.

@katialolo548 Replying to @Lifeentrance Sardine update !!! #skincare #beauty #women #blackgirlmagic #skintok #acne #eczema #PCOS #hormonalimbalance #hormonalimbalance #hyperpigmentation #sardineforskin #sardines ♬ Little Omens - Alfie Jukes

Cilat janë përfitimet e tjera të kujdesit për lëkurën nga ngrënia e sardeleve?

Pra, sardelet janë një ushqim i pasur me lëndë ushqyese dhe ngrënia e tyre siguron disa vitamina, minerale dhe anti-oksidantë të ndryshëm.

“Ngrënia e sardeleve mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve të lidhura me lëkurën si aknet, plakja dhe inflamacioni nga probleme si ekzema dhe psoriasis,” thotë mjekja estetiste Katya Khayutin.

“Acidet yndyrore omega-3 te sardelet zvogëlojnë shenjat e akneve dhe inflamacionin e lëkurës, ndërsa proteinat dhe lëndët ushqyese mbështesin prodhimin e kolagjenit, duke zvogëluar rrudhat dhe linjat e imëta.”

Një sasi ideale sardelesh është gati 30 gramë dhe është mirë që t’i përfshini ato në regjimin tuaj ushqimor, të paktën tre herë në javë. Por, e rëndësishme është që t’i kombinoni me një dietë të pasur, një rutinë të kujdesit ndaj lëkurës, mbrojtje nga dielli, një jetë të shëndetshme me aktivitet fizik etj.

//Marrë nga PS


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë