Duket se supermodelja australiane Miranda Kerr e ka gjetur sekretin e një lëkure të freskët dhe pa asnjë shenjë rrudhe në të.
Të gjithë e admirojmë lëkurën e saj si të bebes dhe kureshtja për të ditur se çfarë bën ylli i modelingut për të patur një lëkurë të tillë është shumë e madhe. Epo duket se Kerr është treguar shumë bujare, pasi ka ndarë me ne sekretin e bukurisë së saj. Mund t’ju duket e pabesueshme, por trajtimi që bën modelja për lëkurën e fytyrës së saj është ai me shushunja.
Po, po ajo i lë ato në fytyrë në mënyrë që gjallesat të thithin gjakun dhe më pas ai gjak lihet në fytyrë si një maskë për disa minuta. Kjo procedurë bën që lëkura të tërhiqet dhe të duket shumë më e re dhe më e rigjeneruar. Epo bukuria do sakrifica.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




