Jete & Stil

Sekretet për të bërë kafenë perfekte në shtëpi

Pandemia, mbyllja dhe izolimi bënë që njerëzit të pinin kafen në shtëpi. Shto ardhjen e dimrit dhe kafeja në shtëpi shijon më shumë se kurrë.

Në këto kushte, është e nevojshme të dimë sekretin për të bërë kafenë perfekte në shtëpi.

E rëndësishme është mos të lesh hapur qesen e kafesë apo kutinë ku do ta mbash pasi i del aroma. Mund ta mbyllni me një kapëse dhe nuk duhet kurrsesi të futet në frigorifer pasi kafeja i merr shpejt aromat e ushqimeve që ndodhen afër saj.

Ç`lloj kafeje duhet të blini?

Në fakt shijet e kafesë janë shumë personale pasi çdo njeri mund të pëlqeje lloje të ndryshme kafeje dhe jo domosdoshmërish do të pëlqejë ajo që i pëlqen dikujt tjetër kështu që mund të gjeni lloje të ndryshme kafesh dhe të zbuloni cila ju pëlqen më shumë.

Mirë është të blihet në dyqane që janë vetëm për të shitur kafe pasi në supermarket mund të qëndrojnë shumë në rafte dhe humbin freskinë.

A është i rëndësishëm uji?

Po, temperatura dhe cilësia e ujit janë të rëndësishme. Uji duhet të jetë i filtruar dhe jo nga rubineti pasi mund të prishë shijen e kafesë dhe duhet të jetë 90-96 gradë, temperatura perfekte për të ruajtur aromën.

Për të bërë kapucinon perfekte është mirë të përdoret qumësht i skremuar ose gjysmë i skremuar pasi krijon një shije të pranueshme për shumë njerëz. Ndërkohë, për një pjesë akoma më të madhe njerëzish, më i rekomandueshëm është qumështi i tërshërës pasi ai krijon një shije më të butë.

Njerëzit duhet të dinë se nuk duhet të përdorin qumësht që ka aromë të fortë pasi ai do të ndërhyje në aromën e kafes dhe nuk do shijoje ashtu siç duhet.

 Gjithashtu dhe sheqeri është preferencial dhe mund të përdoret në sasinë që çdokush do, pa e tepruar.

Filxhan çaji apo kafeje?

Imazh ilustrues

Kafeja është si vera, shijon më mirë kur serviret në gotën e duhur. Çdo gjë varet sa kafe konsumoni por një filxhan i madh kontribuon më shumë në shije dhe aromë.

Burimi: The Guardian. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë