Ne rrjet

Sekretarja britanike e shtetit: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët JO si ajo me Ruandën. Jemi të interesuar!

Mbretëria e Bashkuar po shikon seriozisht skemën italiane të refugjatëve, në Shqipëri.

Pas një deklarate evazive nga kryeministri britanik, Keir Starmer, ‘Financial Times’ konfirmoi lajmin pas një komunikimi me sekretaren e Brendshem të qeverisë, Yvette Cooper.

Ajo i tha FT se Mbretëria e Bashkuar po interesohej për “katër aspekte të ndryshme që italianët po bëjnë për të trajtuar imigracionin e paligjshëm”.

“Këto përfshijnë trajtimin e krimit të organizuar në hap me partnerët europianë, bashkëpunimin me vendet e tjera për të ndaluar njerëzit që largohen nga Afrika e Veriut në radhë të parë, kthime të mëdha për njerëzit që nuk kanë të drejtë të jenë në vend, dhe nisjen e programit në Shqipëri”, tha Cooper.

Ajo theksoi se kjo marrëveshje është shumë më ndryshe nga ajo me Ruandën dhe se qeveria angleze do të shohë se si do të funksionojë.

Kryeministri Starmer e dha lajmin pas një takimi me gazetarët, gjatë një samiti me homologen italiane, Giorgia Meloni. Ai u tha gazetarëve që udhëtonin me të në Uashington DC përpara se të fluturonte për në Romë se do të shihte sesi do të funksiononte marrëveshja e Italisë me Shqipërinë në drejtim të përpunimit të kërkesave për azil.

I pyetur konkretisht për skemën e Italisë në Shqipëri, Starmer u përgjigj: “Le të shohim. Është herët. Unë jam i interesuar se si funksionon kjo, mendoj se të gjithë të tjerët janë. Është shumë herët.”

Plani italian është kritikuar nga shumë njerëz dhe përfshin hapjen e kampeve për azilkërkuesit që do të mbajnë deri në 3,000 njerëz. Qeveria e zonjës Meloni ka reduktuar në mënyrë dramatike numrin e njerëzve që vijnë nëpër Mesdhe në Itali nga Afrika e Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë