Menaxhim

Sejko me bankierët: Të parandalojmë pastrimin e parave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Gent Sejko kreu një takim Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave u vendos përmirësimi i kuadrit rregullativ në industrinë bankare, me fokus kredidhënien dhe transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare.

Gjithashtu, midis dy palëve u diskutua edhe nevoja për modernizmin dhe formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë, si masë për parandalimin e pastrimit të parave.

Të pranishëm në takimin e 29 qershorit, ishin Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatorja e dytë, zj. Natasha Ahmetaj, dhe drejtues të tjerë të Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit Drejtues të SHSHB-së dhe Drejtor i Përgjithshëm i OTP bank, z. Bledar Shella, anëtarët e tjerë të këtij Bordi, si dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i SHSHB-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë