Drejtësia

Seanca në Gjykatën e Apelit ndaj ish-kryeprokurorit Llalla, në 12 korrik

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 12 korrik (ora 11:00) për seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Relatore e kësaj çështjeje do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova, ndërsa anëtarë do tw jenw Saida Dollani dhe Dhimitër Lara. Adriatik Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ish-kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

Sipas arsyetimit të vendimit, Llalla ka blerë siperfaqe toke me vlerë më të ulët se ajo e tregut dhe më pas duke i rivlersuar ka rritur disa herë çmimin e tyre për këtë arsye GJKKO vendosi konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të 3 sipërfaqe tokë me rreth 20000 metra katror dhe një apartamentj 67 metra katror në Durrës për të cilat nuk justifikohen burime të ligjshme.

Nëse Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ish-Prokurori i Përgjithshëm do të prangoset në sallën e gjyqit, pasi vendimi i Apelit është i ekzekutueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë