Nga Gazeta ‘Si’- Kancelari gjerman Olaf Scholz në një bisedë të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që Kosova të bëjë hapa konkrete në themelimin e Asociacionit.
Scholz ka kujtuar gjithashtu rëndësinë e dialogut me Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE, si edhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit. Më herët, diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re.
Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha javën e kaluar pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti se Kosova duhet të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.