Dy motovedeta të rojës bregdetare kanë shpëtuar jetën e 3 personave me shtetësi izraelite në Sarandë. Personat në fjalë ndodheshin në një mjet lundrues që vinte nga Dubrovniku në Sarandë.
Veliera Sea Shell me flamur amerikan në bord, pësoi defekt dhe u deshën rojat bregdetare që të rimorkonin 3 personat që rrezikonin mbytjen.
Në drejtim të Qefalit pësoi defekt duke mbetur në varësi të erës, ndërsa tre personat që ishin në bord u lidhën me radio me kapitenerinë e portit të Sarandës dukë kërkuar ndihmë.
Kapiteneria njoftoi Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare duke sjellë ndërhyrjen urgjente të dy anijeve të rojës bregdetare të cilat bënë të mundur shpëtimin dhe rimorkimin e tyre deri në portin e Sarandës. Tre personat janë me shtetësi izraelite, kapiten Tsafrir Lederman dhe ekuipazh Moshe Navot dhe Liana Navot.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




