Rend dhe Ligj

Sarandë, dënohet me 5.4 vite burg ish-polici që shpërndante drogë në lokale

Gazeta Si – Ish-polici i forcave “Shqiponja” të Sarandës Lavdosh Metaj, është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vendimi i dhënë pak ditë më parë nga gjyqtarja Suela Xhani për dënimin e tij me 8 vjet heqje lire, është ulur me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

39-vjeçari u arrestua më 13 qershor 2022, pas një hetimi disa mujor, pasi ai merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë në ambiente argëtimi me muzikë në Sarandë.

Ai u përjashtua nga radhët e uniformave nga ish-drejtori i policisë Gledis Nano.

Gjatë arrestimit të tij, kontrolli personal dhe ai në banesë i zbuloi 166.6 gram kokainë, 350 euro, 21 mijë lekë të reja dhe 3 celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë