Sociale

Sapo u kthyen nga Londra, dy të rinjtë në Kosovë me COVID-19

Në Kosovë janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të infektuarve në 15.

Të infektuarit janë dy të fejuar që kanë ardhur sot nga Londra. Të dy janë të moshës 26-vjeçare.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë tha se deri në tani janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në komunikatë.

“Dy të rinjtë janë me vendqëndrim në Korishë-Prizren”, thuhet në njoftimin e autoriteteve në Kosovë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë