Sport

Santa Claus FC, një histori Krishtlindjesh

«Mirësevini në dyqanin online të ekipit të futbollit të Babagjyshit. Duke qenë një tifoz i madh i futbollit, Babagjyshi themeloi klubin e tij, FC Santa Claus. Në këtë mënyrë Babagjyshi dhe ndihmësit e tij mund të sjellin frymën e sportit dhe fair play në çdo shtëpi në botë. Aktualisht produktet tona janë bluza zyrtare e FC Santa Claus dhe kapelja e klubit. Fanella zyrtare është sipas kërkesës». Pas kësaj strategjie kurioze të marketingut, ekziston me të vërtetë një ekip futbolli. Quhet Santa Claus FC dhe ka një logo shumë interesante. Shumica e dinë që Santa Claus është me origjinë nga Korvatunturi, rreth 150 milje në verilindje të Rovaniemi, qyteti i Santa Claus FC, pasioni i Krishtëlindjes është përqendruar pikërisht në Rovaniemi – ose Roavvenjárga, në dialektin verior – që është  kryeqyteti i Lapland si dhe qyteti i dytë verior finlandez nga popullsia me 60 mijë banorë. Këtu në vitin 1985 u hap për publikun, rezidenca zyrtare e Santa Claus, disa hapa nga rrethi Arktik, dhe vizitohet nga mbi 500 mijë njerëz në vit.

Skuadra e futbollit që i jep prestigj Rovaniemit është RoPS , një akronim për Rovaniemen Palloseura , e themeluar më 12 shkurt 1950 falë një artikulli të botuar nga gazeta Lapin Kansa. Sidoqoftë, është pikërisht klubi i futbollit Santa Claus, ai që tërheq vëmendjen. Klubi militon midis divizionit të tretë dhe të katërt dhe për këtë arsye është nën shënjestrën e kritikëve. Rënia filloi në vitin 2000, kur të kuqtë u shpërngulën nga Kakkonen në Kolmonen, ose nga kategoria e tretë në atë të katërt. Për klubin, i cili u rendit i njëmbëdhjeti në kampionatin e fundit rajonal, mënyra e vetme për të mbijetuar është fama që ka. Pra, me mbi 5300 pëlqime në Facebook dhe me një ekip gjysëm amator, FC Santa Claus filloi ta shesë veten si skuadra zyrtare e Santa Claus .

Klubi u themelua në vitin 1992 , nga bashkimi i dy skuadrave të qytetit Rovaniemi Reipas dhe Rovaniemi Lappi. Siç e përmendëm, skuadra nuk përjetuar momente lavdie, përveç një trofeu: në 1994 fitoi Midnattsolscupen (” Kupa e diellit të mesnatës “), një turne i luajtur në Suedi, ku ndeshjet luheshin vetëm në mbrëmje, duke e bërë atë ekipin e parë dhe të vetëm finlandez që e ka fituar këtë trofe. Në shtator 2012 , Ilmarinen, një kompani që operonte në sektorin e pensioneve dhe që kishte në pronësi klubin, falimentoi duke lënë mbrapa një borxh prej 20 mijë eurosh. « Disa ekipe angazhohen më shumë kundër nesh. Ata mendojnë se është e turpshme të humbasësh kundër një ekipi të tillë … ». Me pak fjalë, një histori Krishtlindjesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë