Nga Gazeta Si- Të martën në mbrëmje në Teatrin Ariston të Sanremos ka ngritur siparin Festivali i 74-t i këngës italiane.
Nën drejtimin artistik të Amadeus, nata e parë ka sjellë performancën e 30 këngëtarëve pjesëmarrës në këtë festival.
Marko Mengoni, fituesi i vitit të kaluar, ka qenë jo vetëm i ftuar special, por edhe bashkëprezantues i natës së parë.
Të tjerë emra që do shoqërojnë Amadeus në skenë gjatë këtyre netëve do jenë: Giorgia, Teresa Mannino, Lorella Cuccarini dhe Fiorello.
Risia është fakti që në mbrëmjet e ndërmjetme, artistët që nuk do të performojnë do të dalin në skenë për të prezantuar kolegun pasardhës. E premtja do jetë e dedikuar ndaj artistëve më të mirë në vend që kanë vulosur historinë e muzikës italiane.
Një ndër vendimet më të rëndësishme të Sanremos është ndryshimi i mënyrës së votimit. Këtë vit përveç votave me mesazhe nga publiku dhe votave të jurisë në sallë, do të shtohen edhe votat online nga publiku dhe votat e një jurie të dytë radiofonike.
Surpriza ishte ishte rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në skenë dhe letra prekëse e nënës së Giogiò, muzikantit 24 vjeçar të Scarlatti Orchestra Young, i vrarë gushtin e kaluar në Napoli.
Klara hapi garën. Më pas, Sangiovanni, Fiorella Mannoia, La Sad, Irama, Ghali, Negramaro, Annalisa, Mahmood, Diodato, Loredana Bertè, Geolier, Alessandra Amoroso, The Kolors, Angelina Mango, Il Volo, Big Mama, Ricchi e Poveri, Emma, Nek dhe Renga, Mr Rain, Bnkr44, Gazzelle, Dargen D’Amico, Rose Villain, Santi Francesi, Fred De Palma, Maninni, Alfa, Il Tre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.