Sandalet minimaliste do të harrohen këtë verë dhe kjo falë markës Ugo Paulon. Sandalet janë të çuditshme për tu parë por po pëlqehen shumë dhe nga “Vogue” janë cilësuar si “një ëndërr”.
Ato janë me rripa “puffer” dhe ato që i kanë veshur tregojnë se janë të rehatshme edhe pse për verë mund të jenë të tepërta për shkak të trashësisë së rripave.
Ndërsa këpucët sigurisht që janë një kënaqësi për tu parë, historia pas tyre është po aq intriguese. Marka u krijua nga stilistja daneze e cila njihet thjesht me emrin Elise. Ajo nuk është e huaj për botën e modës por ka zgjedhur të njihet për punën e saj më shumë sesa emri.
“Unë dua ta largoj fokusin nga unë si një person dhe ta lë te projekti. Kështu që është diçka që mund të vazhdojë dhe të ketë jetën e vet në një farë mënyre”, tregon ajo.
E veçanta qëndron në faktin se ajo blen sandale në eBay dhe çdo produkt tjetër që përdor është i vjetër por me cilësi të mirë.
Elise e filloi projektin në qershor të vitit 2020 si një eksperiment personal për të parë se sa produkte mund të bënte duke mos blerë asgjë të re ose pa përdorur materiale të reja.
Ajo i lyen rripat e sandaleve vetë dhe i krijon vetë në madhësi të ndryshme.
Këpucët i lejojnë Elise të krijojë forma që nuk do të ishin të mundshme në një copë veshje.
“Është një proces i gjatë pasi kërkon më shumë punë se rrobat dhe është diçka 3D ndryshe nga rrobat që janë 2D”, tregon ajo.
Sandalet janë në ngjyrë kafe të mbyllur dhe të hapur si dhe të verdha.
Për shkak se këpucët janë kaq ekstreme në dukje, ato duhet të jenë kryesoret në një veshje pasi forma është e pagabueshme.
Dhe më e mira? Ato janë shumë komode.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.