Analize

Korea e Veriut gjithë sy e veshë

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka shprehur mundësinë se vendi i izoluar mund "të ndërtojë një marrëdhënie të re" me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarata vjen një ditë përpara se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un të takojë Presidentin amerikan Donald Trump për bisedime historike.

Komentet duket se kanë një zbutje të tonit nga ana e Koresë së Veriut pas dekadash të të tëra armiqësie me SHBA-të.

Ndërsa presidenti Trump ka thënë se ka "një ndjesi të mirë" rreth samitit të paralajmëruar prej kohësh.

Të dy liderat mbërritën në Singapor të dielën për bisedimet e para të shumëpritura mes një presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri të Koresë së Veriut.

Presidneti Trump ka shkruar në Tweeter mëngjesin e sotshëm se "ishte një atmosferë entuziaste " në vendin aziatik përpara samitit.

Ai shpreson se takimi do të jetë fillimi i një procesi që do të sjellë heqjen dorë të liderit të Koresë së Veriut  Kim nga armët nukleare. Perspektiva e të dy Koreve ka qenë përherë më e errët.

Çfarë ka thënë Korea e Veriut?

Zakonisht media shtetërore e Koresë së Veriut nuk raporton në kohë reale aktivitetet e liderit të saj, por samiti në fjalë ka kohë që është paralajmëruar.

Editoriali i Rodong Sinmun konfirmoi se Lideri Kim ka udhëtuar drejt Singaporit për të takuar presidentin Trump dhe që "ne do të ndërtojmë një marrëdhënie të re për të arritur ndryshimet e kërkuara në një epokë të re ".

Thuhet se do të ketë bisedime të gjata dhe shkëmbime opinionesh për të ndërtuar një regjim të paqtë dhe të qëndrueshëm në gadishullin korean dhe për të zgjidhur probleme që janë të interesit të përbashkët , përfshirë çështjet e realizimit të deneuklarizmit të gadishullit korean".

"Edhe pse vendi ka patur një marrëdhënie armiqësore me ne në të kaluarën, sjellja jonë konsiston në respektin e autonomisë tonë... ne do të kërkojmë normalizim përmes dialogut," citohet.

Pse këto komente vlejnë?

Për dekada me radhë Amerika ka qenë armike. Në Korenë e Veriut ekzistojnë edhe muzeume  anti-amerikane në Pyongyang.

Por tashmë vendi po përpiqet të shesë idenë e bisedimit siç përshkruhej  një herë e një kohë "inkarnimi i të gjithë llojeve të djajve, perandoria e djajve". Dhe kjo ishte një pjesë e gjuhës së saj më të butë.

Le të analizojmë disa fraza kyçe nga Rodong Sinmun.

Në versionin anglisht, samiti është shitur si një shans  për të arritur "deknuklearizimin e gadishullit Korean dhe çështje të tjera të interest të përbashkët, konform epokës së re ".

Është "epoka tjerër" (e ndryshuar) që është e rëndësishme. Korea e Veriut ka shpenzuar dekada të tëra në ndërtimin e arsenalit nuklear me kosto të mëdha personale. Kim Jong-un ka nevojë tu tregojë njerëzve të tij pse po negocion.

Fjalimi i tij i Vitit të Ri –që u evidentua-nisi këtë proces diplomatik – kishte të bënte me strategjinë e Koresë së Veriut për të ndërtuar ekonominë duke arritur qëllimin për tu bërë një fuqi nukleare. Kjo është ekoja e asaj.

Këto deklarata janë të rëndësishme sepse ato hapin rrugën për një ndryshim të mundshëm në mesazhin që jep shteti dhe të mendohet se këtë herë me Korenë e Veriut - gjërat mund të jenë ndryshe.

Çfarë po ndodh tani?

Përgatitjet për samitin e parecedent kanë qenë si frenetike ashtu edhe të pazakonta. Një takim i këtij lloji zakonisht i rezervohet rezultatit final të takimve, diskutimeve që zgjasin me muaj. Kanë dalë disa detaje në prag të samitit.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap ka raportuar se diplomatët e lartë nga të dy vendet janë takuar në  Singapor të Hënën Monday me qëllim hartimin e një draft marrëveshjeje për tua paraqitur liderave të tyre.

Presidenti amerikan dhe presidenti i Koresë së Veriut po qëndrojnë në hotele të veçanta, jo shumë larg njëri-tjetrit, dhe do të takohen të martën në një hotel në Sentosa, një ishull i njohur për turistët disa qindra metra larg Singaporti.

Si arritëm deri këtu?

Dy liderat kanë patur ulje-ngritje në marrëdhëniet e tyre në 18 vitet e fundit.

Viti i parë në zyrë për Trump si president u shenjua nga shkëmbime të hidhura mes tij dhe Z. Kim – për arsye se Korea e Veriut udhëhoqi teste të ndryshme me raketa balistike në kundërshti me bashkësinë ndërkombëtare.

Presidenti amerikan u përpoq me sukses të foconte sanksionet e OKB-së mbi Veriun,në mënyrë që aleati i saj tradicional, Kina të vazhdonte rehat. Ai gjithashtu u përbetua se do të “bënte naming” nëse Pyongyang do të vazhdonte kërcënimet ndaj Amerikës. Kim e kishte quajtur "të çekuilibruar mendërisht " dhe "matuf".

Koreja e Veriut, e sfiduar, kreu testin e gjashtë bërthamor në shtator 2017. Menjëherë më pas, Kim deklaroi se vendi i tij kishte realizuar misionin për t'u bërë një shtet bërthamor, me raketa që mund të mbërrinin deri në SHBA.

Në fillim të vitit 2018 ndodhi një kthesë e papritur në marrëdhëniet dypalaëshe. Kjo befasi nisi me oferta të rëndësishme diplomatike nga Koreja e Veriut drejt Koresë së Jugut gjatë Olimpiadës Dimërore. Në mars, Trump tronditi botën duke pranuar një ftesë nga Kim për t'u takuar personalisht.

Çfarë duan të dyja palët?

Denuklearizimi ka qenë çështja kryesore në ecejakjet e bisedave. Amerika dëshiron që Korea e Veriut të heqë dorë nga armët nukleare, por pritet që Korea e Veriut ti rezistojë kërkesës dhe është e paqartë se çfarë do të kërkojë në këmbim.  

Kim ka thënë gjithashtu që ai dëshiron të fokusohet në ndërtimin e ekonomisë Koreano Veriore – dhe për këtë nuk i duhen barrier sanksionesh, por investime të huaja. Pyetja është se çfarë konçensioni do të bëjë ai, dhe nëse ai do t'i përmbahet çdo premtimi të bërë.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk presin domosdoshmërisht të përfundojnë me një marrëveshje konkrete përfundimtare në Singapor. Presidenti Trump e ka përshkruar atë si një "situatë të njohur" dhe tha se "do të jetë një proces".BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë