Kisha frikë të luaja futboll sepse kisha parë shpesh lojtarë që godisnin lojtarë të tjerë në fushë por unë isha shumë i mirë në balet dhe kështu mund të shmangesha shumë lehtë”, ka thënë Domingos da Guia, një mbrojtës që luajti për Brazilin në Kupën e Botës 1938 i cili kërcente samba sa herë që shënonte.
Roy Keane nuk e pëlqeu, por kur lojtarët brazilian dhe trajneri Tite festuan të hënën duke shënuar golin kundër Koresë së Jugut duke performuar kërcimin e Richarlison, ata po ndiqnin një traditë historike që përfaqëson vetë shpirtin e Seleção. Samba, e cila i ka rrënjët në Angola dhe Republikën Demokratike të Kongos u fut në Brazil nga klasa punëtore.
Sipas sociologut brazilian Gilberto Freyre, stili i veçantë i lojës për të cilin Brazili është bërë i njohur vjen nga lidhja e ngushtë mes të dyjave.
“Në futboll kërcehet sado që mund të duket e çuditshme”, shkroi ai në vitet 1940.
Kur Pele, asokohe 17-vjeçar dhe Garrincha fituan kupën e Botës në 1958, kënga “A taca do mundo e nossa”, (Kupa e Botës është Jona), nuk la asnjë dyshim për rëndësinë jetike të muzikës për ekipin. Teksti “Brazili e ka fituar Kupën e Botës duke kërcyer samba me topin në këmbë” u ndryshua 4 vite më vonë duke shtuar “Brazili tregoi futbollin ashtu sic është”.
Sipas legjendës, këngëtares së njohur të sambas, Elza Soares, i ra të fikët në tribunë në fund të fitores 3-1 të Brazilit ndaj Çekosllovakisë në finale, por u rikuperua në kohë për të performuar një këngë për nder të bashkëshortit të saj të ardhshëm Garrincha në dhomën e zhveshjes.
Pelé ishte ndër ata që i bëri homazhe Soares në janar pas vdekjes së saj në moshën 91-vjeçare, duke e përshkruar atë si një “legjendë të muzikës sonë, historike, të vërtetë, unike dhe të pashembullt”.
Dy dekada pas triumfit të tyre në Kili, me Brazilin që fitoi Kupën e Botës të tretë në 1970, Leo Junior festoi duke shënuar golin e tretë kundër Argjentinës në Spanjë 1982 me disa hapa të improvizuar samba, por ata u mundën nga Italia.
Megjithatë, tradita e festimit të golave me pjesë kërcimi është përgjithësisht një fenomen që nuk ka qenë i kufizuar vetëm tek brazilianët. Lëvizja e flamurit nga këndi i Roger Milla në Itali dhe përsëri në SHBA 1994 u frymëzua “nga imagjinata e tij” sipas sulmuesit kamerunas, ndërsa Bouba Diop festoi golin e tij kundër Francës, në 2002 duke hequr fanellën e tij dhe duke performuar një balax. Por, përsëri, është Brazili ai që ka pasur gjithmonë traditën më të fortë.
“Vallëzimi është simbol. Ne simbolizojmë gëzimin e shënimit të një goli. Nuk e bëjmë për të mos respektuar kundërshtarin, nuk e bëjmë përballë kundërshtarit”, tha Lucas Paquetá i West Ham pas ndeshjes me Korenë e Jugut. “Ne mblidhemi bashkë dhe festojmë. Është momenti ynë, ne shënuam golin, Brazili po feston”, tha Vinicius Junior.
Për Junior, i cili shënoi golin e parë kundër Koresë së Jugut, kritikat kanë pasur një jehonë të veçantë. Në shtator, sulmuesi i Real Madridit u akuzua se nuk i respektonte kundërshtarët e tij dhe iu tha të “ndalonte së luajturi majmunin” nga Pedro Bravo, president i Shoqatës së Agjentëve Spanjoll.
“Javë më parë filluan të ‘kriminalizojnë’ vallëzimet e mia. Vallëzime që nuk janë të miat. Ato i përkasin Ronaldinhos, Neymar, Paquetá, Griezmann, João Félix dhe Matheus Cunha … ata i përkasin artistëve brazilianë të funk dhe samba, këngëtarëve reggaeton dhe amerikanëve me ngjyrë. Këto janë vallëzime për të festuar diversitetin kulturor të botës. Pranojeni, respektojeni. Unë nuk do të ndalem”, tha ai pas kritikave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



