Nga Gazeta Si – “Gjithmonë kam menduar se librat e mi janë më interesantë se jeta ime. Fatkeqësisht, bota duket se nuk është dakord”.
Edhe para se të lexonim këtë fjali, më e bukura e një interviste me redaktorin e New Yorker që u shfaq dje në faqen e revistës, mjafton të shihni foton – një portret bardh e zi i realizuar nga Richard Burbridge – për të kuptuar se sulmi, barbari i 12 gushtit të vitit të kaluar i privoi Salman Rushdie një sy, të djathtin dhe përdorimin e dorës, të majtën, por jo inteligjencën e tij vezulluese, vështrimin mbi botën, sensin e theksuar të humorit me të cilin ka ngacmuar, që në universitet, miq dhe armiq.
Fanatiku që u përpoq të vriste Rushdie për fetvanë e dekretuar nga Ayatollah Khomeini në 1989, padyshim që nuk i kishte lexuar Vargjet Satanike. Ai është në pritje të gjyqit dhe Rushdie në intervistën e parë të muajve të fundit e cilëson atë si “idiot”.
Por si është ai? “Epo, kam qenë më mirë, por duke marrë parasysh atë që ndodhi, nuk jam edhe aq keq. Shumica e plagëve janë shëruar, në thelb. Kam ndjeshmëri në gishtin e madh dhe tregues dhe në gjysmën e poshtme të pëllëmbës së majtë, kam bërë shumë terapi rehabilituese dhe më kanë thënë se jam shumë mirë”. Fatkeqësisht, fizioterapia nuk mund t’i largojë ankthet që e mundojnë që nga ajo ditë dhe të shkruarit nuk është vetëm fizikisht më i vështirë (ai nuk mund ta përdorë tastierën me dorën e majtë: “Unë shkruaj vetëm ngadalë. Por përmirësohem”), por, padyshim, psikologjikisht (“E kam shumë, shumë të vështirë të shkruaj. Unë ulem dhe asgjë nuk ndodh”).
Rushdie, një shkrimtar prodhimtar, nuk ka qenë kurrë i bllokuar, por tani e gjen veten të bllokuar në mënyrë krijuese. Libri që ai po mendonte para sulmit nuk merr formë; ai mund të tregonte përvojën e të qenit i sëmurë, në vetën e parë, jo në të tretën siç bëri në autobiografinë Joseph Anton.
Për momentin, lexuesit janë të kënaqur me librin e tij të ri që del sot në botë, ‘Qyteti i fitores’, i rishikuar mirë: historia e trilluar e një qyteti që u ngrit në jug. India në shekullin e 14-të, Vijayanagara, “qyteti i fitores” në fakt.
Historia rrëfehet nga një vajzë e vogël e cila, e frymëzuar nga perëndeshë Parvati, do të jetojë për 247 vjet: romani është i ndarë në katër pjesë – Lindja, Mërgimi, Lavdia, Rënia – tregon eposin e perandorisë së lindur nga djegia e të vejave nw një betejw të humbur nga burrat e tyre, e lindur nga dhimbja për t’i dhënë dinjitet, të drejta dhe fuqi të barabartë burrave dhe grave.
“Fitorja u përket fjalëve”, shkruan vajza e vogël, tashmë shumë e vjetër, në poezinë e saj sanskrite që na e përkthen rrëfimtari, Rushdie i maskuar. Sepse fjalët janë më të forta se injoranca, dhuna, lakmia e njerëzve që shkatërruan Vijayanagara. Dhe plagët e një fanatiku. /Il Corriere della Sera/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




