Deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Enkelejd Alibeaj për të përjashtuar pas një viti paralajmërimi deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nga grupi parlamentar i asaj partie, që ai ende kryeson formalisht.
Sipas Salianjit vendimi shkon në të kundërt të asaj që i shërben partisë opozitare.
“Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve! Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij! Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të cilat nuk i bëjnë mirë askujt. Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje! Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale! Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime!”, shkruan ai në Facebook.
Salianji shtoi se “ Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe përpjekja për bashkim, do duhet të shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve. Kjo do të ndodhë! Vetëm kjo rrugë e bën fituese Partine Demokratike!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.