Politike

Salianji: Çfarë po fitojmë nga ky aksion, se nuk është arritje që u ulëm me Ramën?!

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është skeptik për ecurinë e negociatave të deritashme mes Gazment Bardhit si përfaqësues i grupit të PD së Rithemelimit dhe PS-së

“Vendimi për bisedimet ose ‘negociatat’ në këto kushte është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Këtë qe po marrim sot, uljen në Konferencën e Kryetareve ne e kishim dhe ju e propozuat qe ta refuzojmë dhe mos ulemi.  Perceptimi që do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund te bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën!

Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohe qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqje as ne deklaratat publike te Ramës! Rikthimi sot ne konferencën  e kryetareve është praktikisht rikthim ne normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën por nëse e vendosim vete.

Nëse ju thoni që aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por qe te hyjmë ne normalitet se u ulem me Ramen do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi joserioze siç ka ndodhur shpesh ne ketë parti e ketë seli qe radikalizohemi qe te marrim vëmendjen e Rames. Ndërkohe qe vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotëm na bën dhe me pak te besueshëm!”, është shprehur ai në mbledhjen e grupit

“Të paktën te marrim vendim tani për t’u rikthyer vete ne normalitet jo si shkëmbim se Rama u ul? Çfarë u ul Rama? A jemi ne që nuk marrim pjesë me vullnet ne konference kryetaresh? A është qeveria në të njëjtin pozicion që thotë riformuloni kërkesat në konferencë kryetaresh dhe me ligjin e ri për komisionet hetimore merrini?

A është qeveria që thotë që me mbarimin e afatit të komisionit bipartizan të Reformës zgjedhore do ta kalojmë tek ligjet? Çfarë fitojmë ne nga ky aksion? Po bëjmë lëvizje te gabuar dhe me pasoja”, tha Salianji


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë