Politike

Sali Berisha kërkesë drejtuesve politikë: Të dokumentojmë aktivitetin kriminal në të gjitha qarqet

Beteja e radhës e kryedemokratit Sali Berisha është mbrojtja e votës, duke dokumentuar shkeljet që janë bërë në çdo qark.

Në takimin me drejtuesit e qarqeve, Berisha tha se tashmë ka vetëm një detyrë madhore: mbrojtja e votës. Kjo duke paraqitur çdo gjë me prova dhe dokumenta krimet elektorale.

Berisha tha se zgjedhjet u rrëmbyen dhe këtë e panë çdo shqiptar dhe jo vetëm ata.

“Zgjedhjet u rrëmbyen nga një narkodiktator që me një fuqi të madhe korruptive, mendon se do mund të qëndrojë mbi mandatin e tij të krimit. Detyra numër një e jona tani është: Në këtë fazë është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal në të gjitha qarqet”, tha Berisha, duke shtuar se kjo është beteja për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demokracisë.

“Betejë të cilën do ta fitojmë, sepse sot nuk ka shqiptar që nuk beson se si me vendime qeverie u grabitën zgjedhjet”, shtoi Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë