Lajme

Sajuan atentatin në Vlorë, në pranga dy shokët

Policia e Vlorës ka zbardhur sot ngjarjen e Novoselës të ndodhur më datë 12 maj 2019. Atentati duket se ka qenë i sajuar për qëllime personale.
Në atentat u qëllua me breshëri plumbash 24-vjeçari Romarjo Alliaj në aksin Levan-Vlorë, ndërsa sipas policisë, ngjarja është sajuar nga ai vetë në bashkëpunim me shokun e tij.
Pas zbulimit të ngjarjes, policia ka vënë në pranga të riun Romarjo Alliajn, 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.
Po ashtu është vënë në pranga edhe 51-vjeçari Arben Veliko, 51 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
Gjithashtu, për shtetasin Romario Alliaj, më datë 01.06.2019, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, por ditën e djeshme (03.06.2019) është konstatuar nëpër qytet duke mos zbatuar detyrimet ligjore në lidhje me masën e sigurisë.
Materialet në ngarkim të personave të ndaluar i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë