Marka franceze e modës Saint Laurent do të ndalojë përdorimin e gëzofit të kafshëve. Kompania e saj mëmë Kering konfirmoi se do të bëhej emri më i ri që do të distancohej nga “tregtia mizore”. Shtëpia luksoze e modës, e cila u themelua në vitin 1961 nga stilisti Yves Saint Laurent, do të heqë gradualisht gëzofin deri në vitin 2022. Të tjera shtëpi mode që i janë bashkuar këtij vendimi më herët, janë Gucci, Balenciaga, Bottega Veneta dhe Alexander McQueen.
CEO i Kering, Francois-Henri Pinault tha se po ë bëjnë këtë për hir të etikës dhe modernizimit.
“Është thjeshtë gjëja e duhur për të bërë”, tha ai ndërkohë që dha lajmin.
Fushatat për mbrojtjen e kafshëve dhe diversitetit si dhe vetë konsumatorët po i vënë kompanitë nën presionin për t’i dhënë fund praktikës së vrasjes së kafshëve të gjalla në mënyrë që gëzofi i tyre të përdoret në produktet e modës. Ky vendim u mirëprit nga aktivistët, përfshirë Shoqërinë Humane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.