U mbyll në heshtje tre vjet më parë e po pa bujë, gazeta zyrtare e Partisë Socialiste “Zëri i Popullit” është rikthyer në qarkullim.Në një dokument nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ekstrat i regjistrit me të dhënat e subjektit “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”, subjekti “Zëri i Popullit” , media elektronike dhe e shkruar mban si datë themelimi 13 shtatorin e këtij viti, ndërsa afati i emërimit është deri më 13 shtator të vitit 2023.
Administrator dhe aksioner në njëqind përqind të aksioneve me një vlerë kapitali 100.000.00 është ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti i Partisë Socialist Saimir Tahiri. Ky dokument që mban datën e lëshimit 27 tetor 2018, e konfirmon statusin aktiv të medies së re “Zëri i Popullit. Gazeta “Zëri i Popullit” doli për herë të parë në vitin 1942. Ajo i rezistoi edhe ndryshimit të sistemit komunist, pas viteve ’90. Në vitin 2005, ajo arriti të shiste edhe rreth 35 mijë kopje të shitura, por prej dy muajsh gjendet vetëm në versionin online.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.