Në Itali vazhdohet të flitet për gjestin e qeverisë shqiptare për të ndihmuar me mjekë dhe infermierë në mes të krizës të koronavirusit. Por për Arrigo Sacchi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, kjo nuk është një surprizë. Ai ka treguar se nuk ndihet i surprizuar, sepse Shqipëria është një popull punëtor dhe i lidhur ngushtë me Italinë.
“E kam takuar Edi Ramën. Është një personazh simpatik, i kulturuar, flet 4-5 gjuhë të huaj, i apasionuar pas sportit sepse ka qenë basketbollist. Edhe këtu në Fusignano ka shumë shqiptarë. Ata janë integruar mirë, punëtorë të mëdhenj. Italia duhet të sillet si skuadër e pa interesa, edhe pse e kemi egoizmin në gjak. Çdo ditë duhen falënderuar mjekë e infermier, heronjtë e dërguar në luftë pothuajse të paarmatosur’’.

Kur rifillon gjithçka? Nuk arrij ta mendoj dot. Tjetër gjë është të shohësh ndeshje të vjetra, e krejt gjë tjetër të mendosh për formulën e duhur për kampionatet. Vëmendja shkon te njerëzit që po humbin jetën dhe te lajmet mbi virusin. Por në situatën që jemi, kemi nevojë edhe për sport. Aktiviteti stimulon endorfinën dhe serotoninën. Na ndihmon për moralin”, deklaroi Sacchi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




