Shendet

Sa zgjat periudha e inkubacionit të Omicron?

Omicron është përhapur me një ritëm të shpejtë në të gjithë botën që kur u zbulua për herë të parë në Afrikën jugore muajin e kaluar, por ka ende një pikëpyetje të madhe që ne nuk e dimë në lidhje me të. Nevojiten më shumë të dhëna për të përcaktuar karakteristikat e tij të sakta dhe mënyrën se si ai reagon ndaj vaksinave ekzistuese, por ajo që duket pa dyshim është transmetueshmëria se çdo lloj i mëparshëm që kemi hasur gjatë pandemisë deri më tani.

Një gjë që është bërë e qartë gjatë javëve të fundit është se si varianti Omicron ndryshon nga lloji origjinal i Covid-19.

Ndërsa Organizta Botërore e Shëndetësisë vlerësoi se simptomat u deshën diku nga dy ditë deri në dy javë për t’u materializuar në rastet e njerëzve të infektuar varianti Omicron mendohet të inkubohet shumë më shpejt, afër tre deri në pesë ditë.

“Analizat e fundit nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se periudha midis infeksionit dhe infektivitetit mund të jetë më e shkurtër për variantin Omicron sesa variantin Delta,” tha eksperti Sajid Javid nga  Agjencia e Sigurisë Shëndetësore.

Kjo do të shpjegonte pse ai është përhapur kaq shpejt pasi periudha e shkurtër e inkubacionit u jep të sëmurëve një periudhë më të shkurtër ndërmjet dyshimit se janë prekur nga virusi duke dhënë më pak mundësi për të paralajmëruar të tjerët, për të hyrë në izolim dhe për të parandaluar transmetimin e infektimit.

“Një periudhë më e shkurtër e inkubacionit “e bën një virus shumë, shumë, shumë më të vështirë për t’u kontrolluar”, ka thënë Jennifer Nuzzo, një epidemiologe në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore .

Provat aktuale nga rastet e Omicron të analizuara në Britani janë se pacientët do të shërohen mesatarisht brenda pesë ditëve deri në një javë, megjithëse disa nga simptomat si kolla dhe lodhja mund të zgjasin.

The Guardian/Përshtati në shqip Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë